Maqedoni: Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar mbi dy mijë qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 482.058 doza të vaksinave, ndërsa 203.856
qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 7.202 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.683 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 456.607 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 70
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”.

Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Advertisement

Ata i ftojnë qytetarët të regjistrohen në vakcinacija.mk, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë
dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/

Maqedoni: Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar mbi dy mijë qytetarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy