Maqedoni: “E diela ditë jopune” do të zbatohet pas 1 janarit 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zbatimi i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe “E diela ditë jo pune” do të shtyhet nga 1 janari 2022, thanë sot në konferencë për shtyp kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Shtyrja e zbatimit do të vlejë edhe për ndryshimet në Ligjin për Tatimin në Pronë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi zv.ministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, Projektligji për Tatimin në Pronë është në procedurë parlamentare.

Lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbështetjen Financiare për Investimet, zv.kryeministri Bytyqi tha se disa prej tyre do të ndihmojnë kompanitë për të kapërcyer krizën e viti 2020.

Advertisement

Bytyqi edhe njëherë theksoi se Qeveria është duke zhvilluar një diskutim të hapur me odat ekonomike për të gjitha çështjet e rëndësishme ekonomike./Telegrafi/

Maqedoni: “E diela ditë jopune” do të zbatohet pas 1 janarit 2022 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy