Maqedoni: Gjatë fundjavës mot i ngrohtë, nga e hëna priten reshje shiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditëve të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Pastaj do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa të hënën do të ketë reshje lokale të shiut.

Siç paralajmërojnë nga DPHM, gjatë javës së ardhshme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Moti sot, do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri 23 gradë.

Maqedoni: Gjatë fundjavës mot i ngrohtë, nga e hëna priten reshje shiu shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy