Gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontroll e përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve, të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Gjatë kontrollit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë sanksionuar 180 shoferë, prej të cilëve 18 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga e lejuara. Gjithashtu është konstatuar se 34 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, ndërsa 146 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Gjobiten 180 shoferë për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.