Maqedoni: Hakohet faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për momentin nuk funksionon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se është hakuar dhe për momentin nuk funksionon web-faqja e ministrisë.

Nga ministria thonë se nuk funksionojnë as e-mailet zyrtare të të punësuarve në këtë institucion.

“Për momentin hetohet çka saktësisht ka ndodh, si dhe për sa kohë do të zgjidhet ky problem dhe do ta njoftojmë opinionin”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se komunikimin me mediumet do ta zhvillojnë nëpërmjet një adrese të re elektronike.

Advertisement

Ndryshe, mbrëmë është hakuar edhe faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Përgjegjësinë për këto veprime i ka marrë një grup me llogarinë “anonopsmkd”./Telegrafi/

Maqedoni: Hakohet faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për momentin nuk funksionon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy