Maqedoni, hoteleritë kërkojnë subvencione nga shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hoteleritë e Maqedonsië kërkojnë që një pjesë të subvencioneve për turizëm të shkojnë drejtpërdrejt për hoteleritë.

Në këtë mënyrë do të përmirësojnë shërbimet që i japin, do t’i modernizojnë hotelet, por edhe do të kenë paga më të larta. Në takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, hotelerierët janë ankuar për mungesë të kuadrit.

Edhe kryetari i Asociacionit të Hotelerierëve, Krste Bllazhevski shprehet se disa vite punësojnë nxënës të shkollave të mesme, por edhe shteti duhet t’i mbulojë kontributet.

Ministri Bekteshi dëgjoi kërkesat e tyre duke premtuar se ka mundësi të ndërhyet te subvencionet./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, hoteleritë kërkojnë subvencione nga shteti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy