Maqedoni: Iniciativa për referendum kundër Ligjit për librat shkollor nuk është në rregull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nisma për shpalljen e një referendumi për vendimmarrje në nivelin shtetëror të paraqitur përmes nismës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” është e çrregullt, sepse nuk është dorëzuar në formën e parashikuar në nenet 66 dhe 70 të Ligjit për Referendumin.

Kështu thonë nga Komisioni kuvendar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive. Ky përfundim do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit, ndërsa iniciatorët do të duhet përsëri të dorëzojnë kërkesë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nënshkrimet nuk janë mbledhur para institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku ato duhet të nënshkruhen gjatë orarit të punës dhe kanë nevojë për një vulë nga institucioni. Kjo është procedura – 100 nënshkrime duhet të mblidhen në këtë mënyrë. Kur iniciativa është në rregull, ata duhet ta paraqesin atë në Kuvend dhe brenda dy ditësh Komisioni për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativ duhet të marrin vendim për rregullshmërinë e iniciativës. Nëse dorëzohet siç duhet, procedura vazhdon dhe dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit,” tha deputetja Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet në mes Bashkësive.

Ajo sqaroi se nisma më pas duhet të konfirmohet me 10,000 nënshkrime, pas së cilës autoritetet kompetente duhet të organizojnë referendum në nivel shtetëror.

Advertisement

Nisma e qytetarëve “Libra dhe mësim duhet të ketë” me përfaqësuesin e autorizuar Dragana Spasevska, dorëzoi iniciativë për referendum me rreth 500 nënshkrime.

Ndryshe, kjo iniciativë është kundër digjitalizimit të librave shkollorë./Telegrafi/

Maqedoni: Iniciativa për referendum kundër Ligjit për librat shkollor nuk është në rregull shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy