Maqedoni: Janë vaksinuar mbi 280 mijë qytetarë kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 488.010 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 5.407 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.263 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 458.040 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 51% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”.

“Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Advertisement

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të regjistrohen në vakcinacija.mk, pasi siç thonë është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.

Maqedoni: Janë vaksinuar mbi 280 mijë qytetarë kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy