Maqedoni: Kërkohet të anulohet masa për posedim të certifikatës së vaksinimit për të hyrë në objektet hotelerike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) kërkon nga Qeveria në tërësi dhe në mënyrë të pakusht ta heqë vendimin për ndalimin e hyrjes për personat e pavaksinuar në një objekt hotelierik, duke theksuar se është vendim i kushtëzuar dhe i pazbatueshëm dhe i papranueshëm për shumë qytetarë të cilët dje dolën në protesta.

“Pas zërit të mbrëmshëm të qytetarëve të shprehur përmes protestave paralele në mbarë Maqedoninë, qeverisë nuk i ngelet asgjë tjetër por menjëherë pas një procedure të shkurtër ta heqë vendimin me të cilin dëshironte të zbatohet filtri eksperimental i kontrollit nëse dhe si sistemi i përzgjedhjes së qytetarëve mund të funksionojë në kohë pandemie të të a.q. të vaksinuar dhe të pavaksinuar, është paraparë të zhvillohet me shërbime për ruajtjen e rendit përmes hotelierëve dhe objekteve hotelierike nga 16 gushti”, thekson OPH në kumtesë.

Lidhur me deklaratën e ministrit Kreshnik Bekteshi, OPH kërkon nga Qeveria “në vend se të shqyrtojë çfarëdo mundësish të tjera si plotësime të vendimit dhe masës me të cilën ndalohet hyrja e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike”, menjëherë të konvokojë seancë dhe ta shqyrtojë dhe miratojë kërkesën e tyre të dorëzuar më 10 gusht për heqjen e plotë dhe të pakusht të vendimit me procedurë të shkurtuar.

Maqedoni: Kërkohet të anulohet masa për posedim të certifikatës së vaksinimit për të hyrë në objektet hotelerike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy