Maqedoni, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi nga janari deri në mars ka shqyrtuar 95 ankesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjysma e të gjitha ankesave të paraqitura në tre muajt e parë të vitit 2022 në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ishin në fushën e informimit publik dhe medias dhe janë kryesisht për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, si një ndër format më të rënda të diskriminimit.

Në tremujorin e parë të këtij viti ishte dhe rasti i nxënëses 11 vjeçare me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar, për të cilin Komisioni ka reaguar deri në marrjen e vendimit final.

Në periudhën nga janari deri në fund të marsit, KMD ka vepruar për 95 ankesa, nga të cilat 57 janë paraqitur në këtë tremujor.

Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit, në një konferencë për media tha se në tremujorin e parë të këtij viti Komisioni ka marrë 46 vendime.

Advertisement

Në 26 raste ka konstatuar diskriminim, në dhjetë nuk ka konstatuar, në dy raste ka ndërprerë procedurën në përputhje me kompetencat ligjore, dhe tetë ankesa janë refuzuar për shkak të mungesës së bazës së ankesës dhe parregullsive tjera.

“Për sa i përket llojeve të diskriminimit të konstatuar, vazhdon trendi i vitit 2021 i përcaktimit të formave më të rënda të diskriminimit, si diskriminimi i shumëfishtë apo i përsëritur dhe shumica e rasteve që kemi identifikuar janë të llojeve më të rënda, konkretisht 14 raste të tilla. Në dhjetë raste kemi identifikuar ngacmime dhe në tre raste tjera është vërejtur një formë e ngacmimeve të vazhdueshme dhe të përsëritura”, tha Jadrovski, duke bërë të ditur të gjeturat e raportit tremujor.

Jadrovski po ashtu tha se rritja e kapaciteteve të shërbimit profesional me dy personel të rinj administrativ, përveç 12 që ka, do të rriste efikasitetin e KMD-së, por se ata ende janë në mungesë dhe kanë nevojë për kuadro dhe punësime të reja.

Maqedoni, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi nga janari deri në mars ka shqyrtuar 95 ankesa shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy