Maqedoni: Konfiskohen 280 kilogramë duhan dhe rreth 60 mijë kuti cigaresh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria Doganore informon se ka zbatuar dy aksione të ndara, në të cilat ka parandaluar shitjen joligjore të duhanit dhe cigareve.

Nga Drejtoria Doganore thonë se aksioni i parë është realizuar në dy lokacione në Shkup, me çka përkohësisht janë sekuestruar 280 kilogramë duhan i prerë.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se me këtë është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej rreth 500 mijë denarëve. Gjithashtu thonë se ndaj personit përgjegjës do të dorëzohet kallëzim adekuat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hetim paralel të pavarur në pikën kufitare Tabanoc, pas kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative, përkohësisht sekuestruan 1200 pako (59996 kuti) cigare të “Marble filter de luxe”.

Advertisement

Mallrat, me vlerë totale me faturë prej 6,155,280.00 denarë, janë konfiskuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Rëndësia e problemit dhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga tregtia ilegale e duhanit dhe produkteve të duhanit, kërkon nga ne përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar tregtinë ilegale të mallrave të akcizës”, thonë nga Drejtoria Doganore./Telegrafi/

Maqedoni: Konfiskohen 280 kilogramë duhan dhe rreth 60 mijë kuti cigaresh shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy