Maqedoni: Kuvend vjetor i ASHAM-it, muajin e ardhshëm do të zgjidhen anëtarët e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2021 me sukses e ka zbatuar programin e saj të pasur shkencor dhe artistik me çka janë rrumbullakuar 68 projekte shkencore dhe artistike kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme, tha në Kuvendin e rregullt vjetor të ASHAM-it, kryetari i saj, akademiku Lupço Kocarev.

Nga aktivitetet e shumta që ka organizuar ASHAM-i ai ka përmendur dy me rëndësi të veçantë për shtetin- shënimi i 30 vjetorit të pavarësisë me konferencën “Shteti bashkëkohor maqedonas- dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të saj 1941 – 1991/1991 – 2021” dhe tubimi për njëqindvjetorin e lindjes së Bllazhe Koneskit, kryetarit të parë të ASHAM-it.

“Në vitin e kaluar edhe krijimtaria botuese e ASHAM-it ka qenë impresionuese: 41 botime- 11 periodike dhe 30 botime të veçanta që përmbajnë mbi 13 mijë faqe”, ka thënë Kocarev.

Vitin e kaluar ASHAM-i ka pasur të hyra të përgjithshme prej 217.101.206 denarë ose 3.539.340 euro ku 45 për qind e tyre janë realizuar nga buxheti fillestar, ndërsa 55 për qind nga dy buxhetet tjera- buxheti nga aktivitete vetfinancuese dhe buxheti nga donacionet.

Advertisement

Në përbërjen e ASHAM-it ka 34 anëtarë, ka thënë Kocarevi duke shtuar se mes dy Kuvendeve vjetore ka vdekur akademiku Gjeorgji Stardellov, Momir Polenakoviq, Bogomil Gjuzel dhe Radovan Pavllovski që vdiq dje.

Ka shtuar se muajin e ardhshëm do të zgjidhen anëtarë të rinj të ASHAM-it duke nënvizuar se Akademia “ka nevojë që në radhët e saja të pranojë më shumë shkencëtarë dhe artistë me renome”.

Ka shtuar se me rëndësi është të mos prishet imazhi dhe integriteti i ASHAM-it dhe prej këtu tha ai “neve nuk na nevojiten nga më shumë arsye anëtarë që së pari kanë qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv ose më vonë janë pajisur me tituj magjistrash ose doktorate duke krijuar në këtë mënyrë dyshime mbi vlerën e avancimeve të fituara në sferën e shkencës.

Maqedoni: Kuvend vjetor i ASHAM-it, muajin e ardhshëm do të zgjidhen anëtarët e rinj shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy