Maqedoni: Largohet nga rendi i ditës Ligji për pakon e pestë ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për pakon e 5 ekonomike, e cila duhej të mbahej sot, është larguar nga rendi i ditës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo, siç paralajmëroi dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndodh për shkak se mungon kuorumi në Kuvend.

Xhaferi dje tha, se “Nga sot e tutje nuk do të rrezikoj të caktoj seancë, ku nuk do të ketë kuorum”.

Ndërkaq, e vetmja seancë plenare që mbetet e caktuar, është ajo e pyetjeve të deputetëve që mbahetë çdo të enjte të fundit të muajit.

Advertisement

Në këtë seancë, deputetë kërkojnë përgjigje nga kabineti qeveritar për çështjet që ata mendojnë se i tangojnë qytetarëve.

Maqedoni: Largohet nga rendi i ditës Ligji për pakon e pestë ekonomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy