Maqedoni: Ligjet për shtetësi dhe letërnjoftime sot para deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi dhe ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime, janë pjesë e ligjeve, të cilët me procedurë të shkurtuar do të gjenden në seancat e sotme të Kuvendit.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi është dorëzuar nga deputetët Ziadin Sela, Skender Rexhepi, Syrija Rashidi, Safije Sadiku-Shaini, Abdulla Saliu, Elmi Aziri, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Atnan Neziri, Artina Qazimi, Hysni Ismaili dhe Afrim Gashi.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftime, me procedurë të shkurtuar.

Ndër pikat e tjera në rendin e ditës të seancave janë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Armët, Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit Publik dhe Paqes, si dhe Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Armët Dokumentet e rrugëve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha në leximin e parë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Ligjet për shtetësi dhe letërnjoftime sot para deputetëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy