Maqedoni, Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në procedurë kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot në lexim të parë e shqyrtoi dhe dha mbështetje për Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Me këtë ligj ndalohet çdo diskriminim duke filluar nga diskriminimi racor, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë etnike, gjinisë, orientimit seksual, gjuhës, fesë, arsimit, shtetësisë, përkatësisë të një grupi të margjinalizuar, moshës, gjendjes familjare, stutasit pronësir, gjendjes shëndetësore,apo çdo diskrimin tjetër.

“Ju bëj thirrje që ligji të miratohet sa më shpejt, për shkak se për ne është vetëm zgjidhje ligjore, pjesë e punëve tona, por për disa qytetarë në shtet kjo është çështje e fatit”, tha ministrja e MPPS-së, Jagoda Shahpanska.

Ndryshe, ligji më herët u përgatit me organizatat joqeveritare dhe mori mendim pozitiv nga Komisioni i Venedikut. Kreytari Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi ligjin e atëhershëm dhe është kthyer në Kuvend./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në procedurë kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy