Maqedoni, marrëveshja e re Kolektive për nëpunësit e Mbrojtjes dhe Ushtri deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot pati një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, në të cilin u arrit marrëveshje që deri në fund të vitit të nënshkruhet Marrëveshja e re Kolektive, e cila do të avancojë të drejtat e nëpunësve në mbrojtje dhe Ushtri, thuhet në njoftimin e Minstrisë së Mbrojtjes.

“Kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm të ministres Petrovska me sindikatat e mbrojtjes, i cili deri më tani ka rezultuar me ndryshime në Ligjin për Shërbim në Armatë, me të cilat janë futur paga më të larta, janë rritur të ardhurat mujore me kompensim banimi mujor, është përmirësuar statusi i pjesëtarëve të Armatës, është prezantuar pagesa e largimit për ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç, kushte më të mira pensioni dhe një sërë përfitimesh të tjera për pjesëtarët e Ushtrisë.

Bashkëpunimi i ministrit me sindikatat pas miratimit të këtij ligji vazhdoi me ritme të pandërprera, gjë që çoi në hartimin e një ligji të ri për nëpunësit e mbrojtjes, me të cilin prezantohen një sërë përfitimesh si për zyrtarët administrativë ashtu edhe për të gjitha kategoritë e nëpunësve në Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov, shtojnë nga atje, përshëndeti procesin e miratimit të Ligjit për Nëpunësit e Mbrojtjes, i cili aktualisht ndodhet në procedurë parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, marrëveshja e re Kolektive për nëpunësit e Mbrojtjes dhe Ushtri deri në fund të vitit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy