Maqedoni: Masat e qeverisë për ngrirjen e çmimeve nuk e kanë ndalur rritjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat e qeverisë për ngrirjen e çmimeve nuk e kanë ndalur rritjen e tyre. Produktet më të nevojshme për një familje janë ato që çmimi i tyre po rritet çdo ditë, reagojnë qytetarët.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kostoja e jetesës në muajin mars është rritur për 8,8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 9,6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, ka një rritje prej 1.6 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 1.5 për qind

Jemi në një fazë ku inflacioni është prijës për sa i përket pagave dhe kjo tregon qartë se standardi i jetesës është në rënie. Beteja midis inflacionit dhe rritjes së pagave është në dëm të pagave, thotë eksperti ekonomik Gatsov.

Gjegjësisht, të dhënat e fundit për pagën e janarit tregojnë një rënie prej 0.6% në pagën reale. Kjo do të thotë se brenda një viti, janar-janar, krahasuar me pagat që marrim realisht, pavarësisht se ato janë rritur në terma absolut, mund të blejmë më pak produkte, pra të blejmë më pak shërbime.

Advertisement

Sigurisht që ky trend është një drejtim i keq dhe në këtë luftë është edhe më e gabuar të hapësh atë garë spirale që pagat të mposhtin çmimet, çmimet e pagave etj. Thjesht, duhet të hapen politika që do të nënkuptojnë rimëkëmbjen e ekonomisë, të paktën në pjesën strukturore, për të ndikuar në uljen e rritjes së çmimeve, pra kostos së jetesës.

Maqedoni: Masat e qeverisë për ngrirjen e çmimeve nuk e kanë ndalur rritjen e tyre shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy