Maqedoni: Mbi 64% e qytetarëve nuk ikin dot për pushime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk bëjnë dot as një javë pushime larg nga shtëpia. Rezultatet kanë dalë nga një anketë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili i nxjerr qytetarët e Maqedonisë si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të energjisë elektrike dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Anketa është bërë edhe në pesë vende të tjera të rajonit, si në Shqipëri, Serbi, Bosnjë, Kosovë, dhe në Mal të Zi. Anketa gjithashtu tregonte se 26% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, energjinë dhe qiratë, 16% janë në pamundësi për të paguar huanë. Gati gjysma e qytetarëve janë të privuar nga i ngrohti në banesë. Anketa gjithashtu tregon se më shumë se frika nga koronavirusi, faktor është se qytetarët nuk kanë më para të kursyera pasi dhe ato pak kursime, i kanë shpenzuar gjatë karantinës. “Tani qytetarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë”, thotë anketa. Këtë vit, thuhet më tej në analizë, pushimet e qytetarëve do të jenë vetëm fundjavat. Ndërkohë, pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, më shumë se 64 për qind janë përgjigjur me PO, që sërish është përqindja më e lartë në rajon.

Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Maqedonisë renditet Mali i Zi (48%), Shqipëria (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë. (koha.mk)

Maqedoni: Mbi 64% e qytetarëve nuk ikin dot për pushime shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy