Maqedoni: Mbi një mijë persona në vit vdesin si pasojë e ajrit të ndotur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në stinën e dimrit, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – Shkupi, është ndër qytetet më të ndotura në Evropë.

Euronews shkruan se sipas matjeve të Bankës Botërore, mbi një mijë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut, e cila ka popullsi prej rreth 2 milionë banorë.

Drejtoresha e Rrjetit Sëndetësor të Evropës Juglindore Mira Jovanovski Dashic, thotë se sipas një raporti të përpiluar nga ekspertë tregon se është i qartë dëmi që shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e popullatës, ndërsa pasojat janë me sëmundje të zemrës, alergji të ndryshme dhe kancer.

Disa hetime në RMV kanë treguar se konsumatorë të energjisë në shkallë të madhe përdorin karburant të dëmshëm, i cili është i ndaluar për përdorim me rregulloret evropiane.

Advertisement

Ndërsa tani opinioni dhe disa OJQ janë të interesuar për të parë se si Maqedonia e Veriut do të përshtatet me rregullorat evropiane, pasi synon të bëhet pjesë e BE-së.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, për Euronews ka thënë se shteti duhet t’i zbatojë ligjet evropiane.

“Nuk duhet vetëm t’i harmonizojmë. Duhet të punojmë në fusha të ndryshme. Pikërisht për këtë duhet të kemi bashkëpunim më të mirë ndër-sektorial. Si ministri kemi propozuar ligje, por nuk është e mjaftueshme që ato vetëm të miratohen në Kuvend. Duhet të punojmë bashkë me inspektorët, ministritë tjera dhe agjencitë për të zbatuar ligjet”, tha Nuredini.

Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi Maqedoni, zbatimi në realitet i ligjeve të shkruara, është njëra ndër dobësitë më të mëdha të shteteve në tranzicion, sikur Maqedonia e Veriut. Ndërsa qytetarët presin që Qeveria të zbatojë rekomandimet e BE-së, në mënyrë që të thithin ajër më të pastër./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Mbi një mijë persona në vit vdesin si pasojë e ajrit të ndotur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy