Maqedoni: Mbi një mijë thirrje në numrin e emergjencave “112”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, sot në mëngjes ka vizituar “Sektorin 112” në kuadër të QMK-së.

Angellov është njoftuar nga drejtori i detyrës dhe marrësit e thirrjeve emergjente për punën aktuale, si dhe për problemet fillestare me të cilat ballafaqohet sektori i ri 112.

QMK informoi se ditën e premte kur është vënë në përdorim numri i emergjencës 112 kanë qenë rreth 600 thirrje, dje rreth 430, ndërsa gjatë natës deri në orën 8 janë pranuar 76 thirrje.

Ndryshe, me vendim të Qeverisë së RMV-së numri “112” është vënë në përdorim për raste emergjente, në të cilin qytetarët mund të raportojnë për urgjencat e tyre./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Mbi një mijë thirrje në numrin e emergjencave “112” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy