Maqedoni: Mbrëmë dhe këtë mëngjes nuk janë pranuar pacientë në spitalin modular

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende nuk ka pacientë në spitalin modular i cili gjendet afër Klinikës Infektive ku do të duhet të pranohen të sëmurit e ri nga coronavirusi, për shkak se kapacitetet tjera janë duke u plotësuar tërësisht.

Këtë për Faktor e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku thonë se natën e kaluar dhe këtë mëngjes nuk janë pranuar pacientë në spitalin modular, por ajo është tërësisht e përgatitur nëse ka nevojë, menjëherë të hospitalizohen pacientët e parë të sëmurë nga KOVID-19.

Përndryshe dje autoritetet shëndetësore informuan se kapaciteti i Klinikës Infektive është pothuajse i plotësuar dhe nga dje tërësisht është përgatitur spitali modular për pranimin e pacientëve.

Ky spital ka 72 shtretër dhe është vendosur në afërsi të ndërtesë së klinikës.

Advertisement

Maqedoni: Mbrëmë dhe këtë mëngjes nuk janë pranuar pacientë në spitalin modular shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy