Maqedoni, më 15 mars pritet të arrijnë vaksinat për të rritur kundër kollës së keqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më sot në gjithë vendin janë regjistruar 123 raste të kollës së keqe, prej të cilave 109 janë në Shkup.

Komisioni për sëmundje ngjitëse pas mbledhjes së sotme rekomandoi që të rritet mbikëqyrja inspektuese e Inspektoratit Sanitar-Shëndetësor në kopshte për të parë nëse respektohet rekomandimi i Komisionit, që të mos pranohen fëmijët e pavaksinuar.

Përndryshe pas 10 ditëve pritet të sigurohen edhe vaksinat për të rritur nga ana e Komitetit për imunizim. E nga 18 janari deri më 29 shkurt, në pikat për vaksinim në Shkup të cilat punojnë në dy turne, janë aplikuar gjithsej 22.395 vaksina.

“KSI vendosi që të sjell rekomandim që në pikat për vaksinim evidenca digjitale që mbahet të jetë e detyrueshme, me qëllim që të kemi një pasqyrë më reale për të dhënat e fëmijëve që vaksinohen. Në lidhje me masat tjera që janë shikuar u bisedua edhe për atë se a ka përfunduar ose deri ku është prokurimi i vaksinave për të rritur, e dini se Komisioni ka sjellë rekomandim për vaksinim edhe të të rriturve”, dekalroi Zllate Mehmedoviq – zëdhënës i KSI-së.

Advertisement

 

 

Maqedoni, më 15 mars pritet të arrijnë vaksinat për të rritur kundër kollës së keqe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy