Maqedoni: Më shumë se 4,000 njerëz aplikuan për 1,250 kuponë shtetërorë të turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

4,086 qytetarë aplikuan në thirrjen për kuponë në vlerë prej 200 euro, për të pushuar në njërin nga objektet hotelierike në vend. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin në dispozicion më shumë se 100,000 kuponë, tani ky numër është vetëm 1,250.

Ato janë të destinuara për familjet me pagë të ulët, ku të ardhurat totale mujore në familje nuk i kalojnë 30,000 denarë. Ministria e Ekonomisë thotë se duke filluar nga 5 korriku, janë lëshuar 500 kuponët e parë.

“Sipas dinamikës, më 12 korrik Komisioni do të përgatisë 500 kuponët e ardhshëm mbi parimin kush vjen i pari- shërbehet i pari, dhe deri më 16 korrik do të lëshohen të gjitha 1,250 kuponët”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Ato mund të përdoren më së voni deri më 30 nëntor në një nga objektet e akomodimit të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë. Hotelierët ankohen se numri i kuponëve është shumë i vogël dhe thuajse nuk do të ndihmojnë turizmin e brendshëm.

Advertisement

Maqedoni: Më shumë se 4,000 njerëz aplikuan për 1,250 kuponë shtetërorë të turizmit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy