Maqedoni: Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me diell, i ngrohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, kështu do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Pasdite kryesisht në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtëra të shiut, shoqëruar me bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 29 deri në 35 gradë.

Advertisement

UV indeksi do të jetë = 8

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me erë mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë.

Moti do të qëndrojë mbi mesatare deri të dielën, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, të shtunën me mundësi breshëri.

Advertisement

Nga e hëna moti në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë shtrëngate.

Temperatura në fillim javën tjetër do të jenë në rënie.

Maqedoni: Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy