Maqedoni, ndalimi i përdorimit të qeseve plastike do të fillojë nga qershori i vitit të ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbeten në përdorim qeset plastike për bartjen e tekstileve, librave, mallra për zyra, mallra teknike, ilaçe dhe produkte ndihmëse mjekësore, enët shtëpiake, të gjitha llojet e këpucëve, lodrat për fëmijë, pajisjet sportive dhe mallra të ngjashme, si dhe qeset e mbeturinave.

Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike dhe qeseve okso-biodegradueshme për transportin e mallrave në vend të ndalimit nga qershori i këtij viti, do të fillojë nga 1 qershori i vitit të ardhshëm.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi se me ndryshimet e bëra në rregulloren për standardet e biodegradueshmërisë që duhet të plotësojnë qeset për bartje të mallrave, në vend që nga 1 qershori i këtij viti, ndalimi i përdorimit të qeseve që nuk i plotësojnë standardet e përcaktuara do të zbatohet nga 1 qershori i vitit 2024.

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet plotësisht shitja e qeseve plastike dhe qeseve okso-biodegradueshme për bartje të mallrave, të cilat aktualisht i paguajmë 15 denarë nëpër dyqane./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, ndalimi i përdorimit të qeseve plastike do të fillojë nga qershori i vitit të ardhshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy