Maqedoni: Ndryshimet ligjore për të dielën si ditë jo pune në komisionin kuvendar amë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot duhet të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, me të cilin përcaktohet e diela si ditë pushimi për të gjithë, me përjashtime të caktuara, te punëdhënësit në veprimtaritë ku procesi i punës nuk lejon të bëhet ndërprerje.

“Shumë hulumtime e konfirmojnë vlerën e ekuilibrit ndërmjet jetës profesionale dhe private, si element i domosdoshëm në jetën e punëtorit, sepse ky ekuilibër kontribuon që punëtori të jetë më efikas dhe i motivuar në vendin e punës, ndërsa nga ana tjetër të ketë edhe jetë private – familjare dhe sociale, që i kënaq nevojat e tij dhe nevojat e të afërmve të tij. Shikuar në kontekst nacional, marrëdhëniet me familjen dhe miqtë janë vlera tradicionale të cilat duhet të ruhen dhe zhvillohen. Plotësisht, punëtori duhet të ketë kohë të merret me hobi, të bëjë sport dhe të vizitojë ngjarje kulturore, ndërsa gjithë kjo, duke e përfshirë edhe jetë e plotësuar familjare dhe sociale do t’i ndihmojnë punëtorit ta kanalizojë ngarkesën e vendit të punës dhe të jetë më produktiv”, qëndron në arsyetimin e Propozim-ligjit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për zbatimin e këtij ligji, nevojiten mjete financiare plotësuese nga Buxheti shtetëror. Bazuar në të dhënat e disponueshme për numrin e të punësuarve në sektorin publik, të cilët mund të punojnë të dielën (30 për qind), paga mesatare në vend, vlerësohet se implikacionet fiskale mund të arrijnë rreth 43.10.000 denarë në muaj, gjegjësisht 516.600.000 denarë në nivel vjetor.

Në Kuvend është caktuar edhe seancë e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, e cila, do të diskutojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, në lexim të parë.

Advertisement

Qëllimi themelor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara në ligjin është të ndryshohet statusi i piroteknikëve nga nëpunësit administrativ në persona me autorizime të veçanta, si dhe të harmonizohen të drejtat e piroteknikëve me norma ndërkombëtare.

Maqedoni: Ndryshimet ligjore për të dielën si ditë jo pune në komisionin kuvendar amë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy