Maqedoni: Në tetor janë dhënë 325 leje për ndërtim, janë paraparë 790 banesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tetor të këtij viti janë dhënë 325 leje për ndërtim, që është 12.9 për qind më pak në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Vlera e paraparë e objekteve arrin 7 539 575 000 denarë dhe është për 47.7 për qind më pak në raport me të njejtin muaj nga viti paraprak. Ashtu siç sqaron ESHS , vlera e zvogëluar është për shkak të miratimit të lëshuar për ndërtimin e linjës hekurudhore Belakoc – Kriva Pallankë në tetor të vitit paraprak.

Më së shumti leje në tetor të këtij viti janë dhënë në rajonin e Shkupit, 76, e Pollogut, 75, pastaj në rajonin e Vardarit, 37, rajonin Juglindor, 34, rajonin e Pellagonisë, 30, … Më pak leje ndërtimi ka pasur edhe në tetor në rajonin verilindor, ku janë lëshuar 13.

Nga numri i përgjithshëm i dhënieve të lejeve për ndërtim, 187 janë të destinuara për ndërtesa të larta, 80 (24.6 për qind) për ndërtesa të ulëta dhe 58 (17.8 për qind) për ndërtesa rikonstruim.

Advertisement

Në 175 (53,9 për qind) nga objektet investitorë janë persona fizikë dhe në 150 (46,1 për qind)janë subjekte afariste.

Maqedoni: Në tetor janë dhënë 325 leje për ndërtim, janë paraparë 790 banesa shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy