Maqedoni: Nesër do të debatohet për ribalancin e buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvend nesër fillon debati për ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, që Qeveria e miratoi në seancën e gjashtë këtë muaj.

Ky është ribalanci i dytë këtë vit për shkak ballafaqimit me pasojat e krizës së koronës, ndërsa qëllimi është realizimi i masave nga pakoja e katërt.

Propozim-ribalanci i Qeverisë është nesër në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ndërsa sipas rregullores zgjat 10 ditë.

Të ardhurat me ribalancin e ri janë më të ulëta për 0.2 për qind krahasuar me ribaëancin e parë, shpenzimet janë më të larta për 4.2 për qind dhe deficiti është rritur me 22.6 për qind krahasuar me ribalancin e parë dhe nevojitet për të financuar masat.

Advertisement

Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020 janë planifikuar në nivelin prej 196.4 miliardë denarë dhe janë pothuajse identike me planin, duke pasur parasysh se me ndryshimet e mëparshme të Buxhetit ato ishin planifikuar në niveli real, pra më i ulët për 11.5 për qind krahasuar me parashikimet fillestare të buxhetit.

Në strukturën e të hyrave të përgjithshme, të hyrat tatimore marrin pjesë me 55.6 për qind dhe janë planifikuar në nivelin prej 109.2 miliardë denarë.

Maqedoni: Nesër do të debatohet për ribalancin e buxhetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy