Maqedoni: Nesër mot i ndryshueshëm me reshje të shiut, të dielën borë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti nesër në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të herëpashershëm, sidomos pasdite dhe natën.

Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të ndjekura nga shtrëngata lokale dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 16 deri 22 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite me reshje të shiut të kohëpaskohshëm, i ndjekur nga shtrëngata të rralla. Do të fryjë një erë mesatare, herë pas here e fortë në veri. Temperatura minimale do të jetë rreth 7, dhe maksimale do të arrijë 20 gradë.

Të dielën do të mbizotërojë mot i vranët dhe i ftohtë me shi të herëpashershëm. Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit, në male dhe në disa vende më të larta kryesisht në pjesët veriore, reshjet do të jenë me borë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Nesër mot i ndryshueshëm me reshje të shiut, të dielën borë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy