Për shkak se besimtarët ortodoks nesër në mbrëmje festojnë Pashkët, në Maqedoninë e Veriut nesër nuk do të ketë orë policore.

Kështu, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm edhe pas orës 21:00.

“Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkët”, njoftuan nga Qeveria ditën kur u vendos, që ora policore të mos vlejë gjatë Pashkëve dhe Bajramit të Ramazanit.

Ora policore do të hyjë në fuqi sërish ditën e nesërme, të dielën në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Në këtë formë, ora policore do të vazhdojë deri në mbrëmjen e 13 majit, ditën e parë të Bajramit të Ramazanit. Atë ditë sërish nuk do të ketë orë policore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Nesër nuk do të ketë orë policore shkruan Telegrafi.