Qeveria solli vendim: Prej nesër ora policore prej në 21:00, për Bajram dhe për Pashkët nuk do të vlejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme i ka pranuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, në lidhje me masat kufizuese për parandalimin e coronavirusit.

Prej nesër (e mërkurë) ora policore në të gjithë vendin do të fillojë prej orës 21:00 deri në ora 05:00.

Nga Qeveria thonë se përjashtim për këtë regjim të lëvizjes, do të jenë netët në mes 1 dhe 2 majit, gjegjësisht gjatë festës së Pashkëve dhe në mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës së Bajramit.

“Duke filluar nga 28 prilli, të gjitha objektet hotelerike do të mund të punojnë vetëm në tarraca edhe atë deri në ora 20:30. Kompanitë e hotelierisë të regjistruara për festa (dasma, ditëlindje, pagëzime, etj.) do të mund të organizojnë punën vetëm si restorante në natyrë, dmth në tarraca, dhe mbetet ndalimi i organizimit të dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve, etj”, thonë nga Qeveria.

Advertisement

Përjashtim nga kjo janë objektet hotelierike në aeroportet ndërkombëtare, si dhe ambientet e akomodimit (hotele, motele, hostele, konvikte, etj.) për personat që janë akomoduar në këto ambiente, të cilët mbeten të punojnë si më parë./Telegrafi/

 

Qeveria solli vendim: Prej nesër ora policore prej në 21:00, për Bajram dhe për Pashkët nuk do të vlejë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy