Maqedoni, nga nesër fillon ulja e temperaturave për 4 deri në 6 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditja e sotme në vend do të siguroj mot të paqëndrueshëm dhe në vende të ndryshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut, shtrëngata, erë të fortë dhe breshër.

Ngjashëm do të jetë edhe në Shkup, ku pasdite në një pjesë të vendit, pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, vranësira dhe erë të fortë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike në Maqedoninë e Veriut, njofton se nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu, i cili do të jetë i rrëmbyeshëm i shoqëruar me shtrëngata.

Do të fryjë erë e fortë deri e fortë veriore (mbi 60 km/h), ndërsa temperaturat ditore do të ulen me 4 deri në 6 gradë.

Advertisement

Më pas në ditët në vijim moti do të jetë stabil, të enjten dhe të premten priten mëngjese me temperatura më të ulëta, ndërsa nga e shtuna temperaturat do të jenë në rritje më të theksuar.

Maqedoni, nga nesër fillon ulja e temperaturave për 4 deri në 6 gradë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy