Maqedoni: Nuk dihet kur do të fillojë skriningu në shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nuk ka informacione se kur do të fillojë skriningu i nxënësve, por thotë se procesi është në vazhdim e sipër dhe me gjasë do të realizohet në periudhën e ardhshme.

“Nuk kemi informacione nga Ministria e Shëndetësisë, por ata bashkëpunojnë me Komisionin për Sëmundjet Infektive. Sot ka një takim, me siguri në periudhën e ardhshme mund të organizojnë skriningun në shkolla. Deri më sot nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojë”, tha Shaqiri.

Sipas tij, e rëndësishme është që procesi të jetë i vazhdueshëm. Ai ka sugjeruar që nëse fëmijët kanë shfaqje të simptomave të virusit të mos shkojnë në shkollë.

I pyetur se pse nxënësit e gjimnazit shtetëror të matematikës dhe informacionit janë duke zhvilluar mësim online, ai tha se shkolla nuk ka ngrohje. Ndërkohë që ministri, u shpreh i bindur se ky problem do të zgjidhet sa më shpejt./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Nuk dihet kur do të fillojë skriningu në shkolla shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy