Maqedoni: Nuk ndryshohen masat kundër coronavirusit, lokalet do të punojnë deri në orën 21:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në takimin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që të mbeten në fuqi masat e njëjta për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.

Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari i punës i objekteve hotelerike dhe të njëjta të vazhdojnë të punojnë deri ora 21.00.

Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, konform parimit të procesit të punës, organizimi mbetet i njëjtë, të zhvillohet përmes ndërrimeve, online nga shtëpia ose në mënyrë të reduktuar me sistem rotacioni varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve.

Në këtë moment, siç thuhet në komunikatën e MSH-së, vetëm është stabilizuar situata shëndetësore me COVID-19, por nuk është zvogëluar dhe për këtë shkak, nuk është dhënë asnjë rekomandim për lehtësimin e masave dhe rekomandimeve.

Advertisement

Qytetarët të vazhdojnë t`i respektojnë masat për mbrojtje, për shkak se po japin rezultate – thuhet në Komunikatën e MSH-së.

Maqedoni: Nuk ndryshohen masat kundër coronavirusit, lokalet do të punojnë deri në orën 21:00 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy