Maqedoni: Numër i lartë i pacientëve pa simptoma, vetëm 14 përqind janë të shtrirë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë deri dje në Maqedoninë e Veriut arriti në 4157, ndërsa i të vdekurve 193. Në njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 103 raste të reja me virusin nga 841 teste të kryera dhe pesë pacientë vdiqën. Për momentin janë 2241 raste aktive.

Shumica e rasteve të reja (46) janë në Shkup. Një vatër e nxehtë e re në pesë ditët e kaluara është bërë Resnja me 19 persona të diagnostikuar dhe të parët vijnë nga një festë familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëri apeloi se vetëm me sjellje të përgjegjshme do të zvogëlohet numri i të infektuarve, por edhe të ulet presioni ndaj institucioneve shëndetësore që trajtojnë pacientë me virus, në mënyrë që të gjitha spitalet dhe klinikat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për nevojat e qytetarët.

Për shkak të valës së infektuarve të rinj gjatë ditëve të kaluara, programi i rregullt i ndërhyrjeve kronike në spitale është ndërprerë, janë duke u zbatuar vetëm ato urgjente dhe të nevojshme duke me zbatimin e të gjitha masave mbrojtëse.

Advertisement

Në spitale gjithsej janë të hospitalizuar 318 pacientë, gjegjësisht 14 për qind e rasteve aktive, ndërsa 86 për qind trajtohen në shtëpi. Kapaciteti shtesë do të sigurohet nga spitali montues, i cili është plotësisht i përgatitur dhe i disponueshëm për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, ende nuk për një kohë të pacaktuar mbeten të mbyllura çerdhet. Filipçe tha se nuk mundet saktë të thotë se kur do të mund të fillojnë me punë kopshtet, por informoi se në bazë javore analizohen të dhënat, numrat, ndërsa në Qeveri do të bisedohet edhe për atë, si dhe për lehtësimin e masave kufizuese që vlejnë për një pjesë të mirë të operatorëve ekonomikë, të cilët janë mbyllur dhe për të cilat do të ketë protokolle adekuate dhe ato të mund të fillojnë të punojnë.

Edhe për procesin zgjedhor gjithashtu ka protokoll për siguri të pjesëmarrësve dhe ai bazohet në argumente mjekësore dhe epidemiologjike, tha ministri duke shtuar se qëndrojnë në dispozicion për bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që në mënyrë të sigurt të realizohen zgjedhjet dhe asnjë pjesëmarrës të mos vihet në rrezik./Telegrafi/

Maqedoni: Numër i lartë i pacientëve pa simptoma, vetëm 14 përqind janë të shtrirë në spital shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy