Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë aplikuar 11.646 doza të vaksinave kundër Covid-19, prej të cilave 9.561 paraqesin dozën e parë, me çka numri i përgjithshëm i dozave të aplikuara ka shkuar në 244.518.

Nga MSH thonë se vaksinim në platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 390.330 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në vendin dozën e dytë të vaksinës kundër virusit korona e kanë pranuar 38.505 persona.

Sipas të dhënave të fundit, 44.7% e popullatës mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 37% e popullatës mbi 65 vjeç gjithashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë për t’u vaksinuar në vakcinacija.mk, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur tek vaksina./Telegrafi/

 

Maqedoni: Për 24 orë janë vaksinuar mbi 11 mijë qytetarë kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";