Maqedoni, për 7 ditë ka pasur 5.000 kontrolle, mbyllen 6 objekte gastronomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektoratet kanë kryer 5.228 inspektime dhe mbikëqyrje në periudhën nga data 8 deri më 14 të këtij muaji në të gjithë vendin.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut zhvilloi 3.437 kontrolle dhe 812 mbikëqyrje në lidhje me respektimin e protokolleve shëndetësore për hapjen dhe funksionimin e kafeneve dhe ambienteve gastronimike që shërbejnë ushqim dhe ligjet materiale nën kompetencat e këtij inspektorati. ISHT shqiptoi ​​32 kundërvajtje, 98 urdhra pagese dhe 107 vendime. Nga këto 107 vendime, gjashtë vendime janë për shkak të shkeljes së protokolleve shëndetësore, një për shkak të mosrespektimit të distancës së lejuar dhe pesë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës. Në të gjitha rastet, u vendos masa e ndalimit për të kryer aktivitet, gjegjësisht janë mbyllur për punë dhe përveç kësaj, janë lëshuar urdhra përkatëse për pagese për kundërvajtje”, informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit të ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimi Lupço Nikolloski.

Nga ana tjetër, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, ka kryer 132 inspektime, në bazë të të cilave nxori 20 vendime. Në periudhën e përmendur, ISHT lëshoi ​​gjithsej 4.414 vendime për izolim dhe trajtim shtëpiak të personave pozitivë me KOVID19 dhe personave që ishin në kontakt me persona të infektuar nga Kovid 19, me çka vazhdon trendi në rënie i vendimeve për izolim.

“Në shtatë ditët e fundit, Inspektorati i transportit ka kryer 51 inspektime, me ç’rast janë lëshuar gjashtë akuza për kundërvajtje, tre vendime dhe një urdhër pagese për mosrespektim të ligjeve materiale. Lidhur me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, nuk janë gjetur shkelje”, theksojnë nga Kabineti i Nikolloskit.

Advertisement

Siç shtohet në kumtesën e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, në periudhën e njëjtë ka kryer 61 mbikëqyrje.

Maqedoni, për 7 ditë ka pasur 5.000 kontrolle, mbyllen 6 objekte gastronomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy