minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedoni, për një vit, 2.7 për qind më pak nxënës - Struga.info


Maqedoni, për një vit, 2.7 për qind më pak nxënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Statistikat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë numri i nxënëseve po bie dukshëm nga vit në vit. Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2019/2020 ishte 68.273 nxënës, apo 2.5 për qind më pak krahasuar me një vit më parë, konkretisht me vitin paraprak 2018/2019 kur kishte 70.025 nxënës.

Nëse shikojmë të dhënat për shkollat e mesme të rregullta, sipas gjuhës në të cilën është zhvilluar procesi mësimor, në gjuhën maqedonase mësimi ka pasur në 108 shkolla me gjithsej 46.729 nxënës, ndërsa në gjuhën shqipe – mësimi është zhvilluar në 40 shkolla të mesme të rregullta me 19.046 nxënës.

Në ndërkohë, në gjuhën turke është mësuar në 12 shkolla me 1180 nxënës dhe në gjuhën angleze – mësimi është zhvilluar në tetë shkolla me 1317 nxënës. Në rënien e numrit të nxënëseve ka ndikuar pa dyshim migrimi i popullatës drejt vendeve europiane, si dhe rënia e numrit të lindjeve gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2019, numri i të vdekurve ishte për 601 më shumë se sa numri i lindjeve (vdekje 20.446 dhe 19.845 lindje). Maqedonia e Veriut, tash e disa vite ka nisur të ecë drejt kufirit të “recesionit demografik”, veçanërisht gjatë viti 2019 Maqedonia e Veriut ka shënuar trend negativ sa i përket numrit të lindjeve në raport me numrin e të vdekurve. Uljen e natalitetit të popullsisë në vendin tonë sociologët e komentojnë mbi ndryshimin e perceptimit e ndërtimit të familjes nga ana e qytetareve./koha.mk/

Advertisement

 

The post Maqedoni, për një vit, 2.7 për qind më pak nxënës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy