Maqedoni: Policia dje ka evidentuar 1143 raste të mosmbajtjes së maskave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar ka regjistruar 1143 shkelje, në lidhje me mbajtjen e pajisjeve për mbrojtje personale.

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së kaluar, në territorin e të gjithë vendit 905 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 120 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë evidentuar shkelje të këtyre masave.

Ndryshe, Qeveria mbrëmë vendosi që të ketë kontrolle më të ashpra tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nëse konfirmohen shkelje, të njëjtit do të dërgohen në karantinë shtetërore prej dy javëve, ndërsa harxhimet do të mbulohen nga vetë personat./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Policia dje ka evidentuar 1143 raste të mosmbajtjes së maskave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy