Maqedoni: Policia Gjyqësore kërkon rritje të pagave për 15 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Nikolla Tupançeski sot ka pasur takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, ku është njoftuar me kërkesat e tyre për rritje të pagave prej 15 përqind.

Në takim është rënë dakord që më së voni deri në fund të javës të vendoset komunikim me Ministrinë e Financave për sigurimin e mjeteve.

Ministri Tupançeski, shtoi se do të bëjë gjithçka në fuqinë që ka për të përmirësuar gjendjen financiare të ekipit të policisë gjyqësore.

Kujtojmë se shteti i Maqedonisë kohëve të fundit është përfshirë nga një numër i madh i grevave për rritje të pagave më kërkesë prej 15 deri në 25 përqind.

Advertisement

Disa greva përfunduan me sukses dhe kërkesat e palëve u përfshinë në rritje të pagave në disa sektorë gjatë rebalansit të buxhetit të shtetit, ndërsa disa institucione të tjera ende presin konfirmim.

Maqedoni: Policia Gjyqësore kërkon rritje të pagave për 15 përqind shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy