Maqedoni, prej sot fillon paraqitja e rregullt e personave të papunë në Agjencinë për Punësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të papunët prej sot do të vazhdojnë me paraqitjen e rregullt në çdo 30 ditë.

Të papunët të cilët në Agjencinë për Punësim kanë dhënë numrin e telefonit u është dërguar mesazh me datë të saktë se kur duhet të paraqiten, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë në 30 ditët e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo i papunë i cili ka lënë numrin e telefonit tashmë është njoftuare nëpërmjet SMS mesazhit për datën e saktë se kur duhet të paraqitet në Qendrën përkatëse për Punësim”, potencojnë nga Agjencia për Punësim.

Gjatë paraqitjes, sqarojnë nga agjencia, duhet të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, përkatësisht mbajtja e maskave mbrojtëse dhe mbajtja e largësisë trupore me personat tjerë.

Advertisement

Ndryshe, paraqitja e rregullt e të papunëve u ndaluar në mas të këtij viti për shkak të coronavirusit. Atëherë Agjencia për Punësim bëri të ditur se paraqitja e rregullt është ndaluar deri sa të vlejnë masat për mborjtje nga coronavirusit dhe se deri atëherë do të jetë e arsyeshme mosparaqitja./Telegrafi/

Maqedoni, prej sot fillon paraqitja e rregullt e personave të papunë në Agjencinë për Punësim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy