Maqedoni: Prej sot kontrolle të përforcuara në objektet hotelerike, do të kyçet edhe Policia Financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror i Tregut prej sot do të kryejë kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike, ndërsa në ndihmë do të ketë edhe përfaqësuesit e Policisë Financiare, të cilët do të kenë të drejtë ligjore për të legjitimuar mysafirët.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të punës, Stojko Paunovski i paralajmëroi hotelierët se ky protokoll në kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive vazhdon të zbatohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Paunovskit, numri më i madh i masave të ndërmarra nga hapja e sërishme e objekteve hotelieirike deri më tani, janë për shërbimin e mysafirëve në pjesën e brendshme, mjete të pamjaftueshme të siguruara për dezinfektim dhe punë jashtë orarit.

Ai theksoi se masat sillen për mbrojtjen e qytetarëve, e jo për dikë që të mos i respektojë dhe të dënohet.

Advertisement

Në pyetjen pse dënohen hotelierët të cilët pranojnë mysafirë kur me dekret nuk janë të mbyllura, drejtori i Inspektoratit përmendi se në vijim është sjellja e protokolleve për hapjen e tyre.

“Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive në Dekretin 22 ndalon punën e të gjitha objekteve hotelierike. Në Ligjin për hotelieri në nenin 18 dhe 19 shumë mirë është theksuar çka bie në veprimtarinë hotelierike. Këtu janë edhe hotelet. Sinqerisht pohoj se Inspektorati punon në pajtim me dekretet dhe nenet e ligjeve. Për hapjen e hoteleve përgatiten protokollet”, tha Paunovski./Telegrafi/

Maqedoni: Prej sot kontrolle të përforcuara në objektet hotelerike, do të kyçet edhe Policia Financiare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy