Maqedoni: Prej sot ndalohet plotësisht lëvizja në zonat pyjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot do të hyn në fuqi vendimi për ndalesë totale të lëvizjes në zonat pyjore, njoftojnë nga Qeveria.

Ekzekutivi u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos lëvizin nëpër zonat pyjore në vend, në mënyrë që të mbrojnë sigurinë personale dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Ndryshe, për momentin në RMV janë aktive 5 zjarre, në Kumanovë, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Shtip. Kështu kanë bërë me dije nga Qendra e Menaxhimit me Kriza.

Qendra e Situatës në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në përputhje me raportet nga Qendrat Rajonale të Menaxhimit të Krizave, që raportuan për disa zjarre aktive në vend dhe shpërthime të mundshme, kanë treguar për ekipet e zjarrfikësve dhe ekipeve tjera të shpëtimit që janë në teren që shuajnë zjarrin dhe parandalojnë përhapjen më të madhe të tij./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Prej sot ndalohet plotësisht lëvizja në zonat pyjore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy