Maqedoni, prezantohet dokumenti strategjik për transport për vitet 2024-2027

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ishte pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues për transport dhe lidhje ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Botërore.

“Dua t’ju siguroj se Republika e Maqedonisë së Veriut po punon me përkushtim në sfidat me të cilat përballet në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Një hap më afër realizimit të këtij qëllimi është pikërisht ky dokument strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport përmes Programit Operativ Shumëvjeçar për Transportin për vitet 2024, 2025, 2026 dhe 2027, i cili u prezantua sot”, tha zëvendësministri Rexhepi.

Ky dokument i rëndësishëm siguron koherencë me Rrjetin Trans-Evropian të Transportit të Bashkimit Evropian, promovon planifikimin e duhur dhe zhvillimin e një niveli të qëndrueshëm dhe efikas të aksesit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian.

“Të udhëhequr pikërisht nga kjo, ne i kushtojmë vëmendjen më të madhe përfundimit të plotë të Korridoreve, sipas afateve kohore të përcaktuara. Mbetemi në përkushtuar në përfundimin e projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin si përfundimi i Korridoreve 8 dhe 10 d dhe përfundimin e aksit Shkup-Bllacë. Duke pasur parasysh se rrugët janë shtylla kurrizore e një vendi dhe fluksi më i madh i udhëtarëve dhe mallrave kryhet pikërisht mbi to, në periudhën e ardhshme do të punohet për përmirësimin e rrjetit rrugor ekzistues në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe sigurisë”, tha Rexhepi, ndërsa shtoi se po punohet gjithashtu për futjen e një sistemi elektronik të pagesës së taksës rrugore në Korridorin 8 përfundoi në fjalimin e tij zëvendës ministri Rexhepi.

Advertisement

 

Maqedoni, prezantohet dokumenti strategjik për transport për vitet 2024-2027 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy