minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedoni, pronarët nuk do të kenë nevojë të hapin konkurs për tu punësuar në kompaninë e tyre - Struga.info


Maqedoni, pronarët nuk do të kenë nevojë të hapin konkurs për tu punësuar në kompaninë e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët që duan të themelojnë kompaninë e tyre, do të mund të punësohen menjëherë në të dhe të regjistrohen në Agjencinë e Punësimit, pa qenë e nevojshme të hapin konkurs për atë vene pune.

Deri më tani, kjo vlente vetëm për ata që do të ishin menaxherë të kompanisë.

Të punësuarit e ri në kompaninë menjëherë, pa konkurs, do të mund të jenë edhe persona të tjerë që fillimisht do të lidhin marrëdhënien e punës atje.

Me këtë risi, është propozuar të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për sistem një sportel dhe mbajtjen e një regjistri tregtar dhe një regjistri të personave të tjerë juridikë.

Advertisement

Projektligji për ndryshimet është në Qeveri dhe tashmë është në procedurë parlamentare dhe do të përfaqësohet nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Qeveria vlerëson se nuk ka asnjë problem teknik për të kryer këtë risi./Telegrafi/

The post Maqedoni, pronarët nuk do të kenë nevojë të hapin konkurs për tu punësuar në kompaninë e tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy