Maqedoni: Propozohet vazhdimi i orës policore, edhe përkundër uljes së numrit të infektimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot informoi se me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, i kanë propozuar Shtabit të Përgjithshëm, që masa e orës policore të vazhdojë të vlejë deri më 15 qershor në territorin e të gjithë vendit.

Filipçe tha se ky propozim i Komisionit është për shkak se qëllimi është të ndalohet grupimi më i madh i qytetarëve, në orët e vona të natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjendja epidemiologjike në vend është e qëndrueshme. Numri i rasteve aktive po bie ndërsa në mënyrë drastike ka rënë edhe numri i të shtruarve në spitale. Nuk ka paralajmërim se periudhën e ardhshme do ketë rritje të rasteve të reja”, tha Filipçe.

Ndryshe, sot siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, nga 1.375 testime për coronavirus, vetëm një rast ka rezultuar pozitiv.

Advertisement

Sipas raportit të sotëm, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 453./Telegrafi/

 

Maqedoni: Propozohet vazhdimi i orës policore, edhe përkundër uljes së numrit të infektimeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy