Maqedoni, pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Posta e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit.

Pulla postare vjen në 11-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e mendimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Arbër Xhaferi, i cili ishte edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Advertisement

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.

The post Maqedoni, pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy