Maqedoni, punonjësit në FSSH kërkojnë harmonizimin e pagave!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Sindikale nis aktivitete të grevës nëse autoritetet nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për harmonizimin e pagave të punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor konform pagave në administratën e Qendrës Klinike dhe Spitalit Klinik. Afati sipas tyre është deri në përfundimin e nëntorit.

Gjithashtu kërkohet të formohet Komisioni për Marrëveshjen Kolektive dhe të miratohet deri në përfundim të këtij viti kalendarik.

Punonjësit në Fondin për Sigurim Shëndetësor kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të sektorit të financave.

Sipas tyre pagat në FSHS janë më të ulëta nga të gjitha organet e administratës shëndetësore që ka ndikuar në largimin e punonjësve nga vendi.

Advertisement

“Punonjësit e FSSH-së kanë paga më të ulëta nga të gjitha organet e administratës shtetërore. Më shumë se 50 për qind e të punësuarve nuk mund të arrijnë shportën minimale sindikaliste e cila tani arrijnë në 48.389 denarë. Shembull farmacistët, mjekët, stomatologët, paga e tyre arrijnë 27.000 denarë, kjo situatë kontribuon në largimin nga vendi i punës”, tha Trpe Deanovski, organizata sindikale.

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare, pas dy takimeve me zyrtarë të Qeverisë, këtë javë protestuan para Qeverisë duke kërkuar rritjen e pagave. Ata paralajmëruan vazhdimin e grevës, për shkak se, siç thanë, Qeveria vazhdon t`i injorojë kërkesat e tyre./KlanM/

Maqedoni, punonjësit në FSSH kërkojnë harmonizimin e pagave! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy