Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë që u mbajt me video lidhje, miratoi Vendim për vërtetimin e ditëve mësimore të vitit arsimor 2021/2022 në shkollat fillore në rrethana të jashtëzakonshme.

Sipas qeverisë, me këtë vendim ditët mësimore të vitit arsimor 2021/2022 në shkollat fillore në rrethana të jashtëzakonshme janë 172 që do të thotë se pushimi dimëror do të zgjasë deri më 1 shkurt, ndërsa viti arsimor përfundon më 10 qershor.

Vendimi është marrë edhe për shkollat e mesme që do të thotë se kanë 172 ditë dhe 158 ditë mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Me vendimin e stëm mundësohet adaptimi i përshtatshëm i programeve mësimore me qëllim që të kapet 10 qershori si datë e përfundimit të vitit mësimor”, thuhet në fund të njoftimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Pushimi dimëror në arsim përfundon më 1 shkurt, viti arsimor më 10 qershor shkruan Telegrafi.