Maqedoni: Qeveria do t’i propozojë presidentit vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tetë ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ka mbajtur mbledhje, ku ka diskutuar për datën e votimeve dhe vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Siç njoftojnë nga Qeveria, është arritur pajtim që presidentit t’i propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tetë ditë tjera, duke filluar prej sot (15 qershor, deri më 22 qershor), njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 67-të ka sjellë përfundim që të dorëzojë propozim tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, mbi bazën e nenit 125 të Kushtetutës për të konfirmuar ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme për 8 ditë, duke filluar prej sot, (15 qershor – 22 qershor).

“Propozimi dorëzohet për shkak të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte pandemie, e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që e përfshiu edhe shtetin tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement

Ndryshe, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski në takimin e sotëm arritën marrëveshje që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 15 korrik./Telegrafi/

Maqedoni: Qeveria do t’i propozojë presidentit vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tetë ditë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy